asociacioni qytetar MOST

македонски  english

Add to favorites Write e-mail

 

Për Most-in  ●  programe/projekte  ●  foto arhivë  ●  pres arhivë  ●  kontakt    donatorë

 
 

▪ ▪ Risi dhe pres konferenca

  ▪ ▪ Pres konferencë 27.06.2006

Në bazë të 169 raporteve nga ana e koordinatorëve rajonal, Asociacioni qytetar MOST, në konferencën e sotme për shtyp, paraqiti vlerësimin për rrjedhën e fushatës parazgjedhore.

 

Asociacioni qytetar MOST, fushatën parazgjedhore e vlerëson si të nxehur, intenzivisht të theksuar, me fyerje të ndërsjellta dhe sulme mes subjekteve politike, me raste të hasura të shtypjes mbi qytetarët dhe përdorimi i fëmijëve në tubimet parazgjedhore. Gjithashtu është vërejt edhe dukurija jo e rrallë e ngjitjes, shkatërrimit dhe demaskimit të materialit propagues.

 

Në këtë drejtim, MOST-i i përshëndet përpejkjet e KSHZ për edukimin e duhur të anëtarëve të KKZ, Këshillave zgjedhor, por para se gjithash në pjesën e edukimit të qytetarëve për mënyrën e realizimit të drejtës në votë dhe procesit të votimit. Për lavdatë është prania e anëtarëve të organeve zgjedhore në trajnimet e organizuara, diçka që në të kaluarën nuk ishte praktikë. MOST-i beson se në ditën e zgjedhjeve ata do të kryejnë detyrën e tyre në nivel profesional dhe do të kontribuojnë për një proces votimi transparent dhe të lirë.

 

lajmërim për media ...

 

  ▪ ▪  Zgjedhje parlamentare 2006

Në kuadër të fushatës "Vëzhgim vendas të Zgjedhjeve parlamentare 2006" më datën  16.06.2006, Asociacioni qytetar MOST mbajti takimin e dytë me koordinatorët rajonal.

Në takim u diskutua rrjedha e deritanishme e fushatës, mënyra e realizimit të obligimeve nga ana e koordiantorëve rajonal, si dhe për aktivitetet e mëtutjeshme.

Në takimin e ardhshëm, e planifikuar në fund të muajit qershor, do të shqyrtohen materialiet të cilat do ti përdorin vëzhguesit në ditën e zgjedhjeve. 

 

▪ ▪ Pres konferencë 07.06.2006

 

Në kahje të rrespektimit të përcaktimit për zgjedhje të lira dhe demokratike dhe krijimi i një atmosfere pozitive dhe demokratike dhe krijimi i një atmosfere pozitive para Zgjedhjeve parlamentare 2006, MOST-i deri tek pjesëmarrësit apelon edhe njëherë për rrespektimin e normave juridike të cilat e rregullojnë këtë proces dhe për mbajtje të një atmosfere pozitive parazgjedhore.

lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Pres konferencë 24.05.2006

 

Me mosshpalljen e vendeve ku është e lejuar të paraqitjen pllakatimet pa të holla, nga ana e komunave dhe Qytetit të Shkupit, është shkelur neni 78 nga Kodi zgjedhor.

Edhe partitë nuk ngelën të pastra në shkeljen e ligjit, duke i filluar fushatat zgjedhore para kohe. Fillimi i të njëjtave, sipas ligjit, duhet të jetë 20 ditë para ditës së përcaktuar për zgjedhje, përkatësisht më 15 qershor.

Qëndrimet e MOST-it në lidhje me këto dy  çështje u paraqitën në konferencën për media.

lajmërim për media ...
 

▪ ▪ е Lista zgjedhore

Me fillimin e kontrollit të Listës zgjedhore (05.05.2006) Asociacioni Qytetar MOST e filloi fushatën e vete për nxitje të qytetarëve që të kontrollohen në Listën zgjedhore dhe me këtë të marrin pjesë në mënyrë aktive në procesin zgjedhorë.
Në kuadër të fushatës MOST-i përgatiti fllaera të cilat u shpallën në gazetat ditore dhe do të organizojë kontroll në e Lista zgjedhore nëpër tërë Maqedoninë me ndihmën e 19 zyrave rajonale.
 

▪ ▪ Zgjedhjet Parlamentare 2006

Asociacioni qytetarë MOST i filloi aktivitetet e planifikuara në kuadër të projektit Vëzhgim vendas i Zgjedhjeve parlamentare 2006.
Takimi i parë me koordinatorët rajonal është shfrytëzuar për vërtetimin e dinamikës dhe mënyrës së punës. Janë planifikuar edhe dy takime të këtij lloj gjatë projektit.
 

▪ ▪ MUNDËSI PËR INTERNET KONTROLL NË LISTËN ZGJEDHORE

 

Votuesit në R Maqedonisë fituan mundësinë për mënyrë të re të kontrollimit të të dhënave në Regjistrin e votuesve. Në faqen e internetit www.izbirackispisok.gov.mk në afatin ligjorë prej 5 deri 19 Maj, qytetarët munden me futjen e emrit, mbiemrit dhe numrit të vetëm amë të kontrollojnë a janë të shënuar në RV dhe në cilin vend votojnë. Gjithashtu munden të marrin të dhëna për mënyrën e regjistrimit, shlyerje dhe ndryshim të të dhënave në të njëjtin.

 

Regjistri i votuesve në internet është aktivitet i Asociacionit qytetarë MOST dhe i Ministrisë së Drejtësisë së R Maqedonisë.


më tepër
 

▪ ▪ Debatim publik në lidhje me tekstin e Kodit zgjedhor [15.02.2006]


Sigurimi i transparencës së procesit zgjedhor në përgjithësi në përgatitjen e Kodit zgjedhor, si dhe hapja e debatit për pyetjet të cilat u hapën, ishte qëllimi i Debatimit të dytë publik në lidhje me tekstin e Kodit zgjedhor, në organizim të Asociacionit qytetar MOST në bashkëpunim me Ministrinë për drejtësi të R Maqedonisë.

Të pranishmit në debatim i hapën pyetjet për Zgjedhje dhe përbërje të organeve zgjedhore, definicioni dhe finansimi i fushatës zgjedhore dhe sankcionet të cilat duhet të parashikohen për shkelësit e procesit zgjedhor.

Vërejtjet dhe rekomandimet e paraqitura nga ana e ekspertëve të pranishëm, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partive politike, duhet të kontribojnë në përmirësimin e tekstit të kodit.

Versioni punues i Kodit zgjedhor, i cili duhet të paraqet bazë për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, është i përgatitur nga grupa punuese e përbërë nga ekspertë, i koordinuar nga ana e Ministrisë për drejtësi të R Maqedonisë dhe MOST-it.

Të gjitha vërejtjet, rekomandimet dhe përfundimet, të cilat rrejdhën nga Debatimi publik, do të jenë të marra parasysh gjatë përgatitjes së versionit final të Kodit zgjedhor, i cili duhet të miratohet nga Kuvendi i R Maqedonisë.
 

fotografi...