|
Parlamenti
Mobil:
Faza e katërt e Parlamentit Mobil
(Tetor
2006 – Shkurt 2008)
Faza e tretë e Parlamentit Mobil
(Tetorë
2005 – Prill 2006)
Faza e dytë e
Parlamentit Mobil
(Nëntor
2003 - Mars
2004)
Faza e parë e Parlamentit Mobil
(Mars
- Korrik
2003)
Demokracia si proces, vetvetiu paraqet sundimin e shumicës
së popullatës dhe ajo ka shkallën më të lartë të
funksionimit, kur qytetarët janë të informuar dhe të
përfshirë në proceset e sjelljes së vendimeve.
Në periudhën prej pavarësimit të R. së Maqedonisë deri tek
zgjedhja e kësaj përbërje të Kuvendit, nuk ka pasur
aktivitete të dukshme për informimin e qytetarëve për rolin
dhe punën e shtëpisë ligjdhënëse.
Funksioni themelor i deputetëve, përfaqësimi dhe prezantimi
i interesave të qytetarëve, nëpërmjet sjelljes së ligjeve,
të cilat do t'i pasqyrojnë nevojat e tyre, sikur ishte
haruar.
Asociacioni qytetar MOST vendosi t'u ndihmojë qytetarëve të
krijojnë një afërsi me deputetët e shtëpisë ligjdhënëse, të
vendos mënyra të komunikimit të ndërsjellët dhe t'i nxit
qytetarët të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve.
Për këto qëllime, MOST-i filloi realizimin e projektit
“Parlamenti Mobil”.
Misioni
i këtij projekti ishte edukimi i qytetarëve për të drejtat
dhe obligimet e tyre mes dy cikleve zgjedhore, përfshirja e
tyre në proceset e sjelljes së vendimeve, zmadhimi i
përgjegjësisë së deputetëve ndaj qytetarëve dhe përforcimi i
lidhjes/relacionit mes deputetëve dhe qytetarëve.
Qëllimi themelor
i projektit është përmirësimi i komunikimit mes deputetëve
dhe elektoratit dhe afrimi i Kuvendit ndaj qytetarëve.
Për realizimin e këtyre qëllimeve u përdorën dy metoda:
-
Rritja e vetëdijes tek qytetarët
përmes fushatës publike dhe mediale
(fletushka,
posterë, TV klip, intervista dhe emisione publike)
Për atë
qëllim, takimet u shfrytëzuan për biseda në tema të
interesit publik për territorin në të cilin të njëjtat
mbaheshin. Gjatë rrjedhës së bisedave deputetët dhe
qytetarët u munduan të gjejnë propozime dhe zgjidhje për
problemet me të cilat po ballafaqohen. |