|
Konferenca “Përforcimi i bashkëpunimit mes Kuvendit dhe
OJQ-ve në Republikën e Maqedonisë”
Duke u nisur nga ideja se përforcimi i bashkëpunimit mes
Kuvendit dhe ogranizatave joqeveritare e përforcon
komunikimin reciprok dhe jep iniciativë për pjesëmarrje më
aktive të qytetarëve në proceset e sjelljes së vendimeve, si
dhe përfaqësim më cilësor të interesave të qytetarëve nga
ana e deputetëve.
Asociacioni qytetar MOST dhe Instituti Nacional Demokratik (NDI),
organizuan konferencë në temë “Përforcimi i bashkëpunimit
mes Kuvendit dhe OJQ-ve”.
Qëllimi
i konferencës ishte gjetja e mënyrave të përbashkëta të
bashkëpunit më aktiv dhe gjetja e kahjeve të komunikimit
reciprok. Nga njëra anë OJQ-të ofruan zgjidhje të mundshme
për problemet të cilat hasen gjatë komunikimit me deputetët,
kurse deputetët dhanë mendimet e tyre për përparësitë dhe
përfitimet nga ky lloj bashkëpunimi.
Kjo qasje ndaj problemit kontribuoi deputetët dhe OJQ-të në
fund të dalin me rekomandime të cilat do të përdoreshin për
planifikim të mëtejshëm të projekteve, si dhe për përgatitje
të aktiviteteve të ardhshme të sektorit civil në
R.Maqedonisë.
Në këtë konferencë morrën pjesë përfaqësues nga 37 OJQ-ve
nga vendi, si dhe 15 deputetë nga Kuvendi i Republikës së
Maqedonisë. Gjatë punës në këtë konferencë u përmendën më
tepër metoda, përmes të cilave do të gjeheshin zgjidhje më
efektive për intenzivim të bashkëpunimit.
|