asociacioni qytetar MOST

македонски  english

Add to favorites Write e-mail

 

Për Most-in  ●  programe/projekte  ●  foto arhivë  ●  pres arhivë  ●  kontakt    donatorë

 

  }}} Lajmet më të reja në MOST

▪ ▪  Deputeti im 09.10.2007

 

SA KANË PUNUAR DHE ÇKA KANË PUNUAR DEPUTETET E KËSAJ PËRBËRJEJE

Monitorimi i punës të Kuvendit të R së Maqedonisë

Asociacioni Qytetar MOST në kuadër të projektit Deputeti Im e shpalli raportin e dytë nga Monitoringu i punëve të deputetëve dhe Kuvendit të R së Maqedonisë, për periudhën nga shkurt 2007 deri më gusht 2007.

Në raportin gjinden edhe të dhënat nga hetimet e mendimit publik që për nevojat e këtij projekti është zbatuar në periudhën prej 17-21 shtator në ekzemplarin statistikor nga 1118 qytetar.

Lajmërim për media...

е- verzioni (3MB)

 

▪ ▪ Parlamenti Mobil

KOMUNIKIMI PËRMES QYTETARËVE, DEPUTETËVE DHE PËRFAQËSUESVE TË QEVERISJES LOKALE ËSHTË E DOBISHME

Komunikimi përmes qytetarëve, deputetët dhe përfaqësuesve të qeverisjes lokale është e dobishme mendojnë 89,93% të qytetarëve të cilët morrën pjesë në takimet e fazës së katërt të projektit Parlamenti Mobil.

Të gjithë ose vetëm një pjesë nga onformatat të ndara në këto takime do tju nevojiten në punën e tyre të mëtutjeshme të më shumë se 90% nga të pranishmit, të cilët mbas mbarimit të çdo takimi mbushin fletë anketuese.

Përqindja më e madhe nga qytetarët 41,03% shpresojnë se deputetët dhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale do të gjejnë zgjiodhje të përbashkët të problemit i cili ka qenë temë e diskutimit, ndërsa 31,7% shpresojnë se do të inicohet diskutim në temën e dhënë në Kuvend. Nga të anketuarit 24,57% mendojnë se deputetët duhetz të parashtrojnë ndryshime ose plotësime të ligjeve, në bazë të rekomandimeve të dalura nga takimi.

Në fazën e katërt të Parlamentit Mobil është e planifikuar të organizohen 46 takime publike. Prej tyre 26 takime janë realizuar në periudhën mars 2006-korrik 2007, ndërsa 20 të tjerat duhet të organizohen deri në shkurt të vitit 2008.

Projekti Parlamenti Mobil realizohet nga ana e Zyrës për kontakt mes OJVve dhe Kuvendit të R Maqedonisl, ndërsa i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë Holandese dhe ITZ-së përmes fondeve të USAID-it.
 
▪ ▪ Projekt për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore 07.07.2007
 

TË NEVOJSHME JANË NDRYSHIME NË KODIN ZGJEDHOR
Përmirësimi i rregullave zgjedhore kryeson në zgjedhje më të mira

Asociacioni qytetar MOST në bashkëpunim me Ministrinë për drejtësi dhe Misionin vëzhgues të OSCE-së në Shkup, do të punon në përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore, në përputhshmëri me Komisionin e Venecijës dhe raporti i ODIHR-së për Zgjedhjet parlamentare të vitit 2006.

Lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Projekt për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore 29.06.2007

 

Asociacioni qytetar MOST, Misioni vëzhgues i OSCE-së në Shkup dhe Ministria për drejtësi e R Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për implementimin e projektit për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore.

 

Në grupet punuese do të jenë të angazhuar përkthyes të zgjedhur në bazë të Konkursit publik i cili do të zgjasë deri të martën 03.07.2007. Të gjithë të interesuarit, kushtet për angazhimin mund ti marrin prej linqeve në vijim.
 

përkthyes MKD-ENG...

përkthyes ALB-MKD-ENG...


Kandidatët e interesuar biografite e tyre mund ti dërgojnë në most@most.org.mk.
 

▪ ▪ Udhëtojmë në Evropë 20.06.2007

 

40 STUDENTË DO TË NISEN PËR NË UDHËTIM RETH EVROP Edhe 6 dit deri në skadimin e afatit për pranimin e aplikacioneve


Studentët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e ekipit që do të udhëtojë reth Evropës kanë edhe 6 ditë për ti dorëzuar aplikacionet. Të gjithë studentët në vitin e fundit të studimeve ose apsolvent, me notë mesatare më të madhe se 8,5 gjatë studimeve kanë mundësi këtë verë të hynë në EU.

Realizatorët e projektit, Asociacionit qytetar MOST, me ndihmën e donatorëve dhe sponzorëve, ju siguron kartela Inter Rail, për udhëtim të pa kufizuar me tren, vizë Shengene falas, sigurim dhe një pjesë e mjeteve që do t'ju nevoiten, në kartelën paguese.

Konkursi për paraqitje të studentëve do të jetë i hapur deri më 26 qershor, ndërsa udhëtimi do të fillon me 16 korrik. Aplikimi është përmes postës së rëndomtë, në adresën e MOST-it, ndërsa formularët dhe të gjitha informacionet e nevojshme për projektin mund ti gjejnë në internet faqen e projektit www.patvoevropa.org.mk.

më shumë ...
 

▪ ▪ Projekt për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore 18.06.2007


Asociacioni qytetar MOST, Misioni vëzhgues i OSCE në Shkup dhe Ministria për drejtësi e R Maqedonisë nënshkruan marrëveshje për implementimin e projektit për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe tejkalimi i parregullësive zgjedhore. 

 

Në grupet punuese do të jenë të angazhuar ekspertë në bazë të Konkursit publik i cili zgjat deri më ditën e hënë 25.06.2007. Të gjithë të interesuarit, kushtet për angazhimin e tyre mund ti shkarkojnë në linqet më poshtë.

 

ekspertët gjeneral ...

ekspert për kompetencat e KQZ ...
ekspert për financimin e fushatave zgjedhore ...
ekspert për procedurë penale dhe kundërvajtje ...
 

Kandidatët e interesuar, biografitë e tyre mund ti dorëzojnë në most@most.org.mk.

 

▪ ▪ Deputeti im 27.02.2007


SA PUNUAN DHE ÇKA PUNUAN DEPUTETËT NGA KJO PËRBËRJE

Monitorim i punës së
Kuvendit të R. së Maqedonisë

Monitorimi i punës së deputetëve dhe Kuvendit të R. së Maqedonisë, të cilin e bëri Asociacioni Qytetar MOST në periudhën prej muajit gusht 2006 deri më janar 2007, tregoi se:

- 12 deputetët, ose 10% nga numri i përgjithshëm i përbërjes së deputetëve, kanë qenë të pranishëm në të gjitha 90 seancat e mbajtura të Kuvendit të R Maqedonisë (Violeta Tasheva, Goce Markoski, Svetlana Jakimovska, Jagotka Ivanovska, Nada Stançevska, Nadica Tançeva – Tulieva, Vasko Shutarov, Katerina Dimeska, Oliver Derkoski, Sonja Gellova – Stojanova, Cvetko Grozdanov dhe Ruzha Gjorgjeska); ...

 

më shumë ...
 

e-verzioni (3MB) ...
 

  ▪ ▪ Njoftim 15.02.2007

AQ MOST shpërnguli zyrat e saja në adresë të re. Adresa e re është :

Strezovo nr. 7
1000 Shkup

(Në afërsi të Ambasadës së Gjermanisë).

Numrat e telefonit janë:
+389 2 30 99 384
+389 2 30 99 385

faksi. +389 2 30 86 430

▪ ▪ Evaluacion i përgjithshëm, Zgjedhje plotësuese lokale Saraj 2007

Duke u bazuar në proçesverbalet e përpunuara nga vëzhguesit, Asociacioni Qytetar MOST vlerësoi se Zgjedhjet plotësuese për Prefekt të komunës dhe për anëtarë të Këshillit të Komunës Saraj u zbatuan në atmosferë të qetë në përgjithësi, pa incidente të vërejtura.

 

Në ditën e votimit është vërejtur pjesëmarje e konsiderueshme e votuesëve të gjinisë femërore në krahasim me zgjedhjet e mëparshme ndërsa ishte e dukshme edhe prania e policisë jashtë vendeve për votim dhe në tërë teritorin e komunës. Është shënuar edhe përmirësim në punën e anëtarëve të këshillave zgjedhor.

 

Lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Konferencë për media, ora 19, Zgjedhje plotësuese lokale Saraj 2007

Në bazë të raporteve të fituara deri në mbylljen e vendvotimeve, votimi ishte i realizuar në atmosferë të qetë, pa incidente serioze.
  

U vërejt pjesëmarrje e rëndësishme e grave si votuese, në krahasim me ciklet praprake zgjedhore.

Lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Konferencë për media, ora 12, Zgjedhje plotësuese lokale Saraj 2007

Zgjedhjet plotësuese lokale në Komunën e Sarajit, Asociacioni qytetar MOST i vëzhgon me 82 vëzhgues të akredituar. Ata janë të shpërndarë në ekipe në të gjitha vendvotimet, gjatë tërë ditës, ndërsa përkrahje logjistike i′u është e mundësuar nga ekipet mobile. Puna e KSHZ dhe KKZ gjithashtu vëzhgohet.

 

Raportet e fituara nga vëzhguesit flasin se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe vëzhguesit e MOST-it janë pranuar në të njëjtat.

Lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Zgjedhje plotësuese lokale Saraj 2007

Zgjedhjet plotësuese në Komunën e Sarajit, të caktuara më 14.012007, Asociacioni Qytetar MOST do t’i vëzhgon me 82 vëzhgues të akredituar. Ata do të shpërndahen në ekipe statike në të gjitha vendet zgjedhore gjatë tërë ditës ndërsa përkrahje logjistike do të kenë nga ekipet mobile. Puna e KSHZ dhe KKZ gjithashtu do të jetë objekt i vëzhgimit gjatë tërë ditës duke përfshirë edhe mbledhjen dhe sumimin e rezultateve.

Sikur edhe zgjedhjet e kaluara, MOST-i do të identifikohet nga maicat e verdha të cilat do ti mbajnë vëzhguesit, akreditimin nga KSHZ dhe autorizimin nga MOST-i të cilat janë të detyrueshme për çdo vëzhgues.

Lajmërim për media ...
 

▪ ▪ Puna e deputetëve dhe Kuvendit do të monitorohet

Qytetarët do të kenë mundësinë të informohen në tërësi për punën e deputetëve të tyre. Botimi i titulluar Deputeti Im do të shpërndahet falas dy herë në vit deri te qytetarët, që ata të kenë shikim në parametrat kuantitativ nga puna e të zgjedhurëve të popullit dhe Kuvendit. Kjo është pjesë e rezulltateve të pritura nga ky proekt të cilin Asociacioni qytetar MOST e realizoi në bashkëpunim me Kuvendin e R. së Maqedonisë. 
  

     Lajmërim ...
 

▪ ▪ Vizitë studiuese

Përfaqësues të A.Q. MOST në periudhën prej 7 deri 14 Nëntor të vitit 2006, morën pjesë në vizitë studiuese në Krakov, në thirrje të Universitet Evropian Tischner (TEU).
TEU, sëbashku me Qendrën për hulumtim dhe krijim politikash (Maqedoni) dhe Fondacioni Global-Kontakt (Bosnjë dhe Hercegovinë) filluan projektin Common Voice.
Projekti Common Voice është i fokusuar në sistemet zgjedhore, implikimeve praktike dhe implementimi i tyre, qeverisje me sistemet zgjedhore, si dhe potencimi i nxitjeve me të cilat ballafaqohen ekspertët zgjedhor dhe ata të cilët sjellin vendime.   
Projekti Common Voice siguroi vizita, shkëmbim të përvojës dhe debate të ekspertëve zgjedhor, përfaqësuesve dhe anëtar komisioni nga Polonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Shkëmbimi i ideve dhe informatave mes pjesëmarrësve të cilët punojnë në projekte të ngjashme u tregua si zgjidhje e paçmuar për suksesin dhe përmirësimin e kualitetit të procesit zgjedhor në vendet tjera. 
Pjesëmarrësit në projekt, gjithashtu i vëzhguan edhe Zgjedhjet lokale 2006 në Poloni.  

     agenda ...
 

▪ ▪ Parlamenti Mobil 02.11.2006

Qytetarët dëshirojnë dialog me të zgjedhurit e tyre

88,46 përqind e qytetarëve të cilët morën pjesë në fazën e tretë të projektit Parlamenti Mobil mendojnë se diskutimet e deputetëve dhe pushtetit lokal janë të dobishëm.

 

Më shumë se 80 përqind mendojnë se temat të cilat kanë të bëjnë me problemet lokale, ndërsa zgjidhja e tyre është e mundshme përmes intervencave në ligje, janë zgjidhje e shkëlqyeshme dhe mundësi për përfshierje të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

 

 Këto janë të dhëna të paraqitura në evalvimin e fazës së tretë të projektit Parlamenti Mobil, takime publike me deputetët dhe përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale me qytetarët, që realizoi Asociacioni qytetar MOST. Qëllimet e aktiviteteve janë që të mundësohet dialog I përhershëm përmes qytetarëve dhe të zgjedhurit e tyre dhe të nxitet zgjidhja adekuate e problemeve.

 

Në vitin 2005/2006, në kuadër të këtij projekti, ishin të organizuara 20 takime në të gjitha njësitë zgjedhore, dhe në të njëjtat morrën pjesë 38 deputetë, më tepër se 690 qytetarë, si dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe ministrive adekuate.

 

Në fazën e katërt të Parlamentit Mobil është e planifikuar të organizohen 46 takime publike.

 

Projekti realizohet nga ana e Zyres për kontakt përmes OJVve dhe Kuvendit të R Maqedonisë, ndërsa i përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës dhe ITZ përmes fondeve të USAID-it.                                                     
 

▪ ▪ Konferencë vjetore e OSCE (HDIM)

Prej 2 deri më 13 tetor, në Varshavë, në nivel të lartë mbahet konferenca më e madhe për të drejtat e njeriut në Evropë. Kjo është konferenca e rregullt e vetme vjetore ku përfaqësuesit e OJV-ve debatojnë me 56përfaqësuesit e qeverive të  vendeve anëtare të OSCE-së.
MOST-i për herë të tretë këtë vit ishte prezent në konferencë, si dhe në mbledhjen e ekspertëve zgjedhor, i cili në margjinat e konferencës u mbajt me 8 tetor.
Qëllimi i kësaj ndodhie është që përfaqësuesit e sektorit civil t
i përkujtojnë Qeveritë e tyre për obligimet e tyre dhe të lobojnë për arritjen e standardeve më të larta.
Rekomandimet dhe vërejtjet nga kjo konferencë do të paraqiten në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSCE-së në dhjetor, këtë vit.
                                                        
 

▪ ▪ Raport final Zgjedhje Parlamentare

Asociacioni qytetar MOST publikoi raportin final për Zgjedhjet parlamentare 2006.

                                                         versioni elektronik...
 

▪ ▪ MOSТ-i do të vëzhgon rivotimin e zgjedhjeve 18.07.2006

Rivotimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2006, i cili do të mbahet më 19 korrik në 29 vendvotime në njësitë zgjedhore 1, 5 dhe 6, Asociacioni qytetar MOST do ta përcjell me 29 vëzhgues statik. Ata gjatë tërë ditës do të vëzhgojnë procesin e votimit nëpër vendvotime. Përveç këtyre vëzhguesve, do të ketë edhe ekipe mobile, të cilët do të shërbejnë si përkrahje logjistike të vëzhguesve statik.

                                                         lajmërim për media ...
 

▪ ▪ DEKLARATË PRELIMINARE 06.07.2006
 

Në bazë të raporteve të cilat i kemi marr nga vëzhguesit, të shpërndarë në 70 përqind nga vendvotimet në R Maqedonisë, si dhe nga koordinatorët rajonal, Asociacioni qytetar MOST ditën e Zgjedhjeve parlamentare 2006, e vlerësoi si stabile me një tip të incidenteve të cilat ishin karakteristike edhe në cikluset paraprake zgjedhore, siq janë mbushja e kutive e cila kësaj rradhe ishte në intenzitet më të ulët, për llogari të votimit proksi dhe grupor të cilat ishin të zmadhuara. Të regjistruara janë edhe problemet me zbatimin e procedurës së numërimit të votave.
 

                                                         Deklaratë preliminare ...
Resultate nëpër NJZ
 

▪ ▪ Konferencë për shtyp 14:30 h

Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit, deri më ora 14 në disa VV janë vërejtur raste të izoluara të parregullësive.

                                                            lajmërim për media ...

▪ ▪ Konferencë për shtyp 11 h

Asociacioni qytetar MOST, Zgjedhjet parlamentare 2006, i vëzhgon me 3500 vëzhgues të akredituar, të shpërndarë në 70 përqind të vendvotimeve. Të gjithë vëzhguesit e shpërndarë janë pranuar nëpër vendvotimeve dhe përcjellin procesin e votimit.Sipas informatave të vërtetuara, të lajmëruara nga vëzhguesit, janë vërejt raste të izoluara të parregullësive në vendvotim.

                                                            lajmërim për media ...