Lista zgjedhore në internet

Në vitin 2006 filloi të realizohet projekti “Lista zgjedhore në internet”. Projekt me të cilin Maqedonia u bë vendi i parë në rajon e cila ju mundësoi qytetarëve të vet qasje deri në të dhënat e tyre përmes internetit.

Të dhëna të përgjithshme për projektin
Qëllimi ishte të sigurohet qasje e lehtë deri në Listën zgjedhore nga ana e të gjithë votuesve të vendit. Aktiviteti zmadhoi transparencën dhe ndikoi pozitivisht në procesin zgjedhor. Saktësia e Listës zgjedhore, besimi i qytetarëve në të njëjtin, përkatësisht transparenca e siguruar përmes qasjes së lehtë veçanërisht është e rëndësishme për legjitimitetin e zgjedhjeve.

Projekti dha rezultate të rëndësishme afatgjate:

  • U krijua mjet i fuqishëm për qasje të lehtë deri në Listën zgjedhore  www.izbirackispisok.gov.mk;
  • Ishte e vendosur metodologji për azhurnim efikas të Listës zgjedhore;
  • U zmadhua transparenca e procesit zgjedhor dhe besimi në të njëjtin;
  • Dha kontribut në ndërtimin e kapacitetit të institucioneve shtetërore dhe administratës shtetërore, me atë që Ministria për drejtësi, si partner në projekt e ndërmori përgjegjësinë për azhurnim të mëtutjeshëm të Listës zgjedhore në internet.
Sot, Lista zgjedhore në internet është e inkorporuar në kapacitetet e Komisionit shtetëror zgjedhor.

Ky projekt financiarisht ishte i përkrahur nga Ndihma Popullore Norvegjeze.