Qytetarët, para së gjithash

Shtyp pdf

NJOFTIM PËR MEDIAT
17.05.2011, Shkup

QYTETARËT, PARA SË GJITHASH

Në bazë të të dhënave nga 106 raportet për vëzhgimin e deritanishëm të procesit zgjedhor, MOST-i vërejti disa shkelje të rregullave që mund të ndikojnë në procesin e përgjithshëm zgjedhor, në mbrojtjen e interesave dhe në respektimin e të drejtave të qytetarëve gjatë këto zgjedhje.
Tanimë u bë praktikë e rregullt që partitë politike para kohë ta fillojnë fushatën zgjedhore. Opinioni në periudhën e kaluar është dëshmitar i promovimeve të programeve dhe kandidatëve në nivel nacional dhe lokal.

Sipas nenit 69-a të Kodit zgjedhor, si fushatë zgjedhore konsiderohet grumbullimi publik dhe ngjarje të tjera publike të organizuara nga organizatori i fushatës, shpallja publike e plakateve, videoprezantimet në vende publike, prezantimi zgjedhor medial dhe në internet, distribuimi i materialeve të shtypura dhe prezantimi publik i kandidatëve nga organet kompetente zgjedhore dhe programet e tyre. Fushata zgjedhore filloi 20 ditë para zgjedhjet, përkatësisht më 16 maj 2011. Sa për sqarim, listat e kandidatëve u vërtetuan më 09 maj, që do të thotë organizatorët e fushatës zgjedhore janë përgjegjës për veprimet që kanë ndodhur në periudhën nga 09 deri 16 maj, përkatësisht fillimi i fushatës zgjedhore.

Mosrespektimi i kësaj dispozte është nxitur nga gjobat minimale të parashikuara për këtë, por më tepër nga reagimi jokonzistent të institucioneve kompetentë, përkatësisht në këtë rast KSHZ. Të rikujtojmë në vitin 2009 KSHZ-ja gjobiti një subjekt politik dhe kandidat i pavarur për fillimin e parakohshëm të fushatës zgjedhore. KSHZ-ja në bazë të nenit 31 paragrafi (3) të Kodit zgjedhor është kompetente të parashtrojë procedurë gjatë ekzistimit bazë të dyshimit se është bërë shkelje të dispozitave të këtij kodi dhe apelojmë në afat sa më të shkurtër të ndërmarrin masa përkatëse në pajtim me kompetencat e tyre.

Nga kjo rrjedhin dy pyetje: "A do të marrin masa përkatëse organet kompetente kundër atyre që kanë kryer fillim të parakohshëm të fushatës zgjedhore?" dhe "A do t'i tregojnë partitë mjetet në raportet financiare për fushatë zgjedhore, që deri më tani i kanë shpenzuar për ngjarjet me të cilat para kohë e filluan fushatën zgjedhore?"

Rasti me listat eventuale të qytetarëve mbi të cilët bëhet trysni për votim, nëse dëshmohet si rast i vërtetë, paraqet shkelje serioze si në dokumentet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me zgjedhjet, ashtu edhe në dispozitat e Kodit zgjedhor dhe penal. Neni 178 të Kodit zgjedhor rregullon se për shkeljen e lirisë së zgjedhjesve shkelësi do të gjobohet sipas dispozitave të Kodit zgjedhor, përkatësisht nenit 160, Shkelja e lirisë për përcaktimin e zgjedhësve, kështu që është parashikuar gjobë nga të paktën 3 vjet burg dhe nëse veprën e kryen organ zgjedhor, gjoba është të paktën 5 vjet. E përshëndesim vendimin e Prokurorisë publike të ngrejë procedurë për këtë rast dhe apelojmë që i njëjti të zgjidhet në afat sa më të shkurtër. Gjithashtu, theksojmë se KSHZ-ja nuk mund të deklarohet si jokompetente për këtë rast, sepse ky mund seriozisht të ndikojë në ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Në lidhje me punën e administratës zgjedhore, është konstatuar shkelje serioze të afateve për zbatimin e veprimeve zgjedhore, si për shembull formimi i këshillave zgjedhore në përfaqësitë diplomatiko-konsullore, plotësimi i KZ-së në RM, shpallja e përshkrimeve në vendet zgjedhore etj. Nga ana tjetër, i përshëndesim përpjekjet e KSHZ-së për edukim të komsioneve komunale zgjedhore dhe të këshillave zgjedhore dhe njëkohësisht u apelojmë anëtarëve të këtyre organeve e veçanërisht përfaqësuesve të partive politike me seriozitet maksimal ta respektojnë këtë obligim dhe të marrin pjesë në trajnimet, kështu që do të tregojnë dëshirë për zbatimin e procesit zgjedhor të drejtë dhe të lirë.

Në 12 maj të vitit 2011 partitë politike nënshkruan Kodeks për zgjedhje të drejta me të cilin premtuan se do të lënë shenjë demokratike në këto zgjedhje, ta mbrojnë interesin e qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë e jo t'i shfrytëzojnë zgjedhjet si vegël për realizimin e interesave të ngushta partiake.
MOST-i u rekomandon partive politike, institucioneve kompetente shtetërore dhe të gjitha pjesëmarrësve të tjerë në procesin që të mos i hedhin faj njëri tjetrit, por përfundimisht ta pranojnë faktiin se ata e kanë përgjegjësinë më të madhe për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira.

Përmbajtja e këtij materiali është përgjegjësi e MOST-it dhe jo çdo herë i pasqyron pikëpamjet dhe qëndrimet e Agjencisë  Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim,  USAID-it ose Qeverisë së SHBA-së e as pikëpmajet dhe qëndrimet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë, Fondit Nacional për Demokraci dhe Ambasadës së Republikës së Çekisë.

# # # # #

Vërejtje: Përmbajtja e këtij njoftimi është përgjegjësi e MOST-it dhe jo çdo herë i pasqyron pamjet dhe qëndrimet e USAID-it ose Qeverisë së SHBA-ve, as pamjet ose qëndrimet e Agjencisë zvicerane për zhvillim ndërkombëtar, Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, Ambasadës së Republikës së Gjermanisë dhe Fondit nacional për demokraci.