Bashkëpunim me Qendrën për Tranzicion Demokratik të projektit “Politika dhe paratë – Mali i Zi dhe rajoni”

Shtyp pdf

Dy përfaqësues të Asociacionit qytetar MOST morën pjesë në takimin e parë rajonal në kuadër të projektit “Politika dhe paratë – Mali i Zi dhe rajoni”, e cila u mbajt në Mal të Zi prej 25 deri më 27 Janar 2012. Projekti është i administruar nga ana e Qendrës për Tranzicion Demokratik (CDT) nga Mali i Zi, ndërsa i financuar dhe i përkrahur nga Fondi Ballkanik për Demokraci (BTD).

Projekti ka për qëllim të kontribuon në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal mes organizatave qytetare në kuadër të vëzhgimit të financimit të partive politike, si dhe të siguron krahasim të metodave rajonale për vëzhgim të financimit të partive politike.

Përveç MOST-it, projektin do ta zbatojnë edhe Qendra për Tranzicion Demokratik nga Mali i Zi, Transparency International nga Bosnja dhe Hercegovina, GONG nga Kroacia, Qendra për Zhvillim të Serbisë si dhe nga Iniciativa për Progres nga Kosova.

Të gjithë pjesëmarrësit nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për periudhën prej 1 dhjetorit 2011 deri më 30 nëntor 2012.

Projekti parashikon zhvillim të metodologjisë për vëzhgim të financimit të partive politike, krijimi i internet faqes dhe informues rajonal me përmbajtje lidhur me financimin e partive politike të përgatitura nga ana e pjesëmarrësve të projektit.